
Kategoria e Dytë do të luajë ditën e sotme disa ndeshjet e javës së 16-të të tyre. Skuadrat e grupit A do të zbresin në fushë për të kërkuar fitoren.
Të gjitha takimet e ditës së sotme që janë në program për t’u zhvilluar do të startojë në orën 14:00. 4 ndeshje mjaft interesante, ku 8 ekipe do të luftojnë “dhëmb për dhëmb” për 3 pikët.
Besëlidhja dhe të presë Murlanin, Gramshi do të duelojë në shtëpi me Valbona. Ndërkohë Iliria ddo të luajë në transfertë kundër Tërbunit, teksa Veleçiku do të presë në shtëpi skuadrën e Naftëtarit.
Ndeshjet:
BESËLIDHJA – MURLANI
GRAMSHI – VALBONA
TËRBUNI – ILIRIA
VELEÇIKU - NAFTËTARI
Poll