
Egnatia ndodhet në Maqedoni, vend ku po zhvillon fazën përgatitore. Skuadra rrogozhinase ka luajtur ditën e sotme një ndeshje miqësore kundër Pobedës ku ka barazuar me rezultatin 2-2. Joel dhe Flavio Meçja kanë qenë autorët e golave.
Ndërkohë janë provuar edhe lojtarët e afruar në këtë merkato vere. Përmes një njoftimi në kanalin zyrtar klubi i Egnatias bën me dije:
“Egnatia vazhdon fazën përgatitore në Maqedoni, ku skuadra po merr formën e duhur për të qenë gati për edicionin e ri.
Egnatia ka barazuar 2-2 kundra Podebës fal golave të Joel e Flavio Meçja.
Skuadra ka planifikuar të tjera teste miqësore në vazhdim. Ekipi beri një paraqitje shumë pozitive duke treguar rritje nga ndeshja në ndeshje.
Formacioni: Sherri, Fangaj, Atanda, Kacbufi, Musta, Hamzat, Edo, Mihana, Delarge, Joel, Camaj Trajner: Edlir Tetova
U aktivizuan: Puja, Sadiki, Selita, Hyseni, Lila, Meçja, Dyrmishaj, Fernando”.