
KUKËSI-ERZENI 0-2 (Alan 45+1', Nonato 58')
Ndeshja: Kukësi nuk ia del as në javën e 17-të të Abissnet Superiore, teksa është mposhtur në “Kukës Arena” nga skuadra e Erzenit, me shijkasit që triumfuan me shifrat 2-0.
Një ndeshje e luftuar dhe që dhuroi spektakël gjatë 90-minutave, por në fund ajo që buzëqesh është Erzeni. Djemtë e Rrahman Hallaçit do të nisnin vrullshëm, teksa do të gjenin golin që në minutën e 3-të por VARi do t’i prishte festën verilindorëve.
Fati nuk është në krahune tyre, pasi Basha do të humbiste një penallti në pjesën e parë, gjë e cila motivoi akoma më shumë shijakasit të cilët do të kalonin në avantazh në minutat shtesë të pjesë së parë, ku Alan do të mposhte portierin Halimi.
Pjesa e dytë do të ishte mjaft e “zjarrtë”, me rastet në të dyja portat, por miqtë do të gjenin edhe golin e dytë që do të “vrisnin” kështu këtë takim, pasi Nonato do të çonte shifrat në 2-0 për të besuarit e Xhevahir Kapllanit.
Pas kësaj fitoreje Erzeni shkon në kuotën e 26 pikëve në vendin e 4-të, ndërsa Kukësi zhytet akoma më shumë më fundin e klasifikimit dhe mbetet me vetëm 16 pikë pas 17 ndeshjesh, duke mbajtur kështu edhe vendin e 10-të dhe rrezikon seriozisht renien në një kategori më poshtë.
Abissnet Superiore, java e 17-të
Stadiumi: Kukës Arena
Formacionet zyrtare:
Kukësi: Halimi; Dragoshi, Ilieski, Bytyci, Ndreca; Abdou, Sh. Taipi; Basa, Gj. Taipi, Haxhiu; Daci. Trajner: Rrahman Hallaçi
Erzeni: Xhika; Iljazi, Enck, Sadiki, Peposhi; Krivicici, Mehmeti; Kadriu, Alan, Ademi; Nonato. Trajner: Xhevahir Kapllani
Komenti minutë pas minute:
90+7'- Mbyllet sfida ne Kukes, Erzeni largohet me 3 pike nga dueli me verilindoret.
90'- Gjyqtari i kater jep 7' shtese. Minuta qe Kukesi duhet ti shfrytesoje per te ndryshuar fatet e ndeshjes.
75'- Largohet Sh.taipi ne fush Sula.
69'- Nonato ka nje tjeter mungesi, por tregohet paksa altruist dhe topi i largohet nga mbrotja e Kukesit.
64'- Abdou largohet nga fusha, vendin e tij e ze Jakup Berisha.
58'- Ka protesta te Erzeni. goditja e Nonatos kalon vijen e portes dhe Halimi e largon. VAR-i akordon golin e dyte per shijakasit. 2-0 Erzeni.
57'- Ndreca provon shansin e tij. Xhika ndal lojtarin e Kukesit
56′ Zëvendësim te Erzeni. Largohet Alan dhe në vendin e tij fute Kahrimanoviç.
54'- Halimi ben shpetimtarin, Nonato humb mundesine per te "vrare" ndeshjen.
52'- Basha eshte i pafat, nuk arrin te shtyj topin ne rrjete
50'- Gjelbrim Taipi provon me rofeshate, pro Ademi largon topin ne momentin e fundit. Kukesi hidhet ne sulm per te gjetur golin.
46'- Nis fraksioni i dyte. Kukesi kerkon te shmange humbjen. Erzeni tenton te "vrase" ndeshjen.
45'+4'- Mbyllet pjesa e pare ne Kukes Arena. Erzeni shkon ne avantazh ne dhomat e zhveshjes.
45+1'- Alan kalon ne avantazh Erzenin, Shokohen verilindoret.
39'- Halimi i pasigurte ne daljen e tij, shijakasit nuk perfitoje te dergojne topin ne rrjete
36'- E pabesueshme cfare ndodh ne "Kukes Arena", BAsha humbet penalltine, pasi godet shtyllen e portes. Me fat Erzeni
28'- Ndreca kroson mire ne zone, por Xhika eshte i vemendshem dhe qeteson te tijte.
21'- Iluzione goli te Erzeni, Ademi nuk iu beson syve kur shikon topin qe shkon jashte porte.
19′ Gjelbrim Taipi provon të surprizojë portierin nga një pozicion i prirët, me tentativën e kapitenit të Kukësit që shkon mbi portë.
14′- Ndreca provon me një gjuajtje nga goditja e dënimit, por tentativa e tij shkon mbi kuadrat.
9'- Erzeni i shkon afer golit, Peposhi humbet rastin e arte duke e derguar topin jashte kaudratit.
7'- Momente te mira per Kukesin, qe niset ne kundersulm por lojtaret shijakas ndalin hovin e verilindoreve.
3'- Kukesi gjen golin, por VAR-i e anulon per pozicion jashte loje te Bashas.
1’- Starton sfida në “Kukës Arena”. Kukësi ka detyrim 3 pikët.