
Sfida interesante dhe mjaft emocionuese janë parashikuar ditën e sotme për t’u zhvilluar në Kupën e Botës. Edhe sot ndeshjet do të luhen në dy orare të ndryshme, ku sfidat e grupit D do të zhvillohen në orën 16:00, ndërsa ato të grupit C në orën 20:00.
Gjithccka do të nisë me grupin D ora 16:00, ku në fushë do të zbresi Australia përballë Danimarkës dhe Tunizia ndaj Francës. “Gjelat” tashmë të kualifikuar e kanë thjeshtë formlitet sfidën e sotme ndaj Tunizisë, ndërkohë nga krahu tjetër gjithccka do të luhet mes Australisë dhe Danimarkës, me këtë të fundit që i bën punë vetëm fitorja, në të kundërt barazimi do të kualifikonte kombëtaren australiane.
Një “ luftë” për vendin e parë do të jetë takimi mes Polonisë dhe Argjentinës ora 20:00. Një nga sfidat më interesante ku të dyja ekipet kërkojnë fitoren për t’u kualifikuar si e para e grupit, që do të thoshte rrjedhimisht edhe shmangia e përballjes me Francën, e cila renditet e para në grupin e saj. Skuadra e Lewandowksit udhëheq grupin C me 4 pikë dhe Messi e ndjek me një pikë me pak.
Sfida tjetër do të jetë ajo mes Arabisë Saudite dhe Meksikës, ku kombëtarja e Arabisë do të provojë shanset e saj për të siguruar një biletë për në fazën tjetër.