Menaxheri i njohur i futbollistëve, Arbi Laçi, ka në “duar” 2 xhevahirë. Ata janë Raphael Dwamena dhe Tyrone Conraad. I pari njihet mjaft mirë në Superiore teksa javë pas jave kthehet në makthi ne kundërshtarëve ndërsa të dytin e njohin mirë ata të Malit të Zi.
Conraad është sulmuesi i Sutjeskas, i cili këtë sezon ka shënuar plot 25 gola e 9 asiste dhe po udhëheq skuadrën e tij në garën për titullin kampion ku aktualisht mban vendin e dytë, 3 pikë larg kyesueses Buducnosti.
Si Dwamena edhe Conraad hyjnë në kulmin e karrierës teksa në moshën 27 dhe 26 vjeçare respektivisht, ata premtojnë shumë për të tashmen dhe të ardhmen.
Conraad aktualisht ka një vlerë prej 475 mijë eurove në Transfermarkt e cila pritet të rritet akoma më shumë në rifreskimin e të dhënave në përfundim të sezonit. E njëjta vlen edhe për Dwamenan i cili aktualisht nuk ka një vlerë të regjistruar pasi ka kaluar një periudhë pa luajtur pas problemeve shëndetësore.
Merkatoja e verës është pranë dhe të dy lojtarëve u skadojnë kontratat në qershorë ndaj shumë klube janë të interesuar për shërbimet e tyre.