
Laçi do të luajë në transfertë kundër Skënderbeut, një ndeshje mjaft e vështirë duke ditur objektivat e dy skuadrave. Kurbinasit ndodhen në vendin e 8-të me 20 pikë dhe kanë si kusht qëndrimin mes më të mirëve, ndërsa bardhekuqtë e Korçës do të tentojnë për të fituar titullin e shtatë radhazi.
Statistikat flasin në kundër ekipit të Laçit, i cili ka 33 muaj pa fituar. Triumfi i fundit i bardhezinjve daton në 10 maj të 2014-tës, me gola të shënuar nga Kehinda dhe Xhejms, i cili në atë kohë ishte pjesë e kurbinasve. Në këtë mënyrë, të shtunën në orën 14:00, Laçi së bashku me sulmuesin afrikan, Mensah, do të tentojnë surprizën në stadiumin "Skënderbeu" të Korçës, sfidë e vlefshme për javën e 21-të të Superiores.