
Tirana do të sfidojë ditën e enjte Besiktas, takim i vlefshëm pë sfidën e turit të dytë të Conference League. Një përballje që bardheblutë do të shpresojnë te një mrekulli për kualifikimin, pasi humbja 3-1 në Turqi nuk lë shumë shpresa.
Gjithësesi kryeqytetasit do të arkëtojnë nga kjo ndeshje. për shitjen e të drejtës së Tv për transmetimin e kësaj sfidë, bardheblutë pëfitojnë plot 300 mijë euro. Shumë e kosiderueshme kjo, pasi skuadrat e tjera shqiptare që morën apo marrin pjesë në garat europiane nuk kanë mundur të fitojnë një shumë të tillë.
E gjitha ka të bëjë edhe me emrin e kundërshtarit, pasi Besiktas është një skuadër me emër në Turqi por edhe në Europa. Por përveç shitjes së të drejtës së transmetimit, Tirana pret të fitojë një shuëm të kosiderueshme edhe nga shitja e biletave, pasi një numër i lartë tifozësh pritet të jenë prezent në “Air Albania” për të parë nga afër këtë duel. kjo do të thotë që edhe në rast skualifikimi “arkat” e Tiranës do të “mbushen”.