Hapësire reklamuese

All - General - 1

Çështjet kryesore

ARKIVA

300 mijë euro dhe 10% të kartonit, zbulohen PRAPASKENAT e shitjes së Hasanit te Rapidi

Shkruar nga NEWSPORT
300 mijë euro dhe 10% të kartonit, zbulohen PRAPASKENAT e shitjes

Florent Hasani do të vazhdojë karrierën e tij në Rumani, ku sulmuesi do të mbajë veshur fanelën e Rapidit të Bukureshtit. 26-vjeçari do të lërë “boshllëk” te bardheblutë, pasi ishte një nga pikat kyçe në formacionin e kryeqetasve.

Gjithsesi te Tirana shikojnë “gotën” gjysmë plot dhe nga transferimi i Hasanit kanë “ngrohur” xhepat. Golashënuesi i Superiores ka firmosur për 2 vite e gjysëm në Rumani, ku do të përfitojë 210 mijë euro, teksa bashkë me bonuset kap shifrën e 250 mijë eurove.

Në këtë mënyrë nga ky transferim kryeqytetasit kanë përfituar 300 mijë euro. Por jo vetëm kaq, pasi bardheblutë kanë mbajtur edhe 10% të kartonit të sulmuesit në rast se ky i fundit do të rishitej nga skuadra rumune.

Kujtojmë se 26-vjeçari në 2 vite e gjysmë në kampionatin shqiptar, ia doli që me fanelën e Tiranës të shënojë 26 gola. 16 prej tyre i ka shënuar sezonin e kaluar, ndërsa këtë sezon ka gjetur rrugën e rrjetës në 10 raste.

Poll

Lexo gjithashtu

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga