Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

3 vite pritje për të thyer “mallkimin” në “Air Albania”, Skuka nxjerr nga “errësira” Partizanin

Shkruar nga NEWSPORT
3 vite pritje për të thyer “mallkimin” në “Air

Partizani siguroi fitoren ndaj rivalëve të tyre të kryeqytetit, triumf që vlenë më shumë se 3 pikë ndaj një kundërshtarit të tillë. Goli i Xhuliano Skukës i ka mjaftuar të kuqve për të triumfuar në “Air Albania” me stadiumin që ishte kthyer në një “mallkim” në ndeshjet derbi”.

Prej 3 vitesh, ku në “Air Albania” është luajtur edhe derbi i parë mes dy skuadrave të kryeqytetit, Partizani nuk ia kishte dalë në asnjë rast të fitonte ndaj bardhebluve, me stadiumin e ri që ishte kthyer në një tabu.

Skuka padiskutim ka një meritë kryesore në fitoren e ditës së mërkurë, pasi pikërisht sulmuesi dibran do të thyente këtë mallkim për demat, ndërsa do i jepte edhe fitoren e parë në derbi në “Air Albania”.

Derbi i parë që është luajtur në “Air Albania” është më 13.12.2019 ora 19:00, takim që do të përfundonte me shifrat 1-2 për Tiranën, ku demat do të ishin skuadra pritëse. Golat do të shënoheshin nga Batha 7’ dhe Cobbinah 90’ për bardheblutë, ndërsa për të kuqtë Jurgen bardhi 11’.

Gjithsej në “Air Albania” janë zhvilluar 6 derbi, ku 3 takime kanë përfunduar me fitoren e Tiranës, 2 në barazim dhe vetëm 1 takim në favor të Partizanit, pikërisht sfida e të mërkurës.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga