
Skënderbeu do të presë Egnatian në Korçë në sfidën që do të luhet ditën e sotme në orën 17:00. Një duel ku vendasit janë të dënuar vetëm për 3 pikët, teksa vijnë pas dy humbjeve rresht.
Ndaj kryesuesve Ivan Gvozdenovic nuk do të mund të llogarisë shërbimet e 3 lojtarëve. Elvis Prençi dhe Dean Liço kanë prishur planet e timonierit serb. I pari u ndëshkua me karton të kuq ndaj Vllaznisë, teksa i dyti ka plotësuar numrin 4 të kartonëve të verdhë.
Gjithashtu për ëktë sfidë për Rei pecanin gjasat janë të vogla që të jetë i gatshëm, pasi lojtari ka zhvilluar vetëm një seancë të plotë stërvitore dhe ende nuk është në gjendjen optimale për të marrë minuta nga fillimi i sfidës. Në këot kushte për shkak të këtyre mungesave, Gvozdenovic pritet të ndryshojë formacionin.