
Kukësi është rikthyer të luftojë fort për mbijetesën në Superiore. Me uljen në stol të Bledar Devollit skuadra ka ndryshuar, teksa ka arritur te rezultatet pozitive.
Lojtarët luajnë më me grintë në fushën e lojës, ndërsa nuk dorëzohen në asnjë moment. Fitorja ndaj Vllaznisë tregoi se verilindorët tashmë janë një “kockë” e fortë për çod kundërshtarë në Superiore dhe mbijetesa nuk është më diçka e pamundur.
3 fitore rresht për kuksianët, të cilët kanë mundur të shënojnë 4 gola. Ajo që vlen të theksohet është mbrojtja, e cila në këto ndeshjet e fundit nuk ka pësuar asnjë gol. Siç duket për të kthyer skuadrën në “shinat’ e duhura, Devolli fillimisht ka “kuruar” siç duhet repartin e mbrojtjes, që këtë sezon është "thembra e Akilit".