
Tirana mori një fitore shumë të vlefshme përballë Erzenit duke e mposhtur me rezultatin 2-0. Bardheblutë me këtë trepikësh e çojnë diferencën me Partizanin në 4 pikë duke mbyllur gjysmën e parë të sezonit në mënyrën më të mirë. Pas ndeshjes, trajneri Shehi foli për Oversport.
Ndeshje e vështirë, skuadër shumë e fortë, agresive me shpirt gare. Kanë 26 pikë, vetëm 5 pas nesh. Jemi të kënaqur, ishte një javë shumë e vështirë për shkak të virozave dhe kartonit të Deliut. Të afruarit e kishin për herë të parë, ndeshje e vështirë për t’u përgatitur.
Kishim vetëm 3 ditë për ta përgatitur. Kishim 2 module në kokë pasi nuk e dinim nëse Lushkja federohej apo jo. E filluam me vështirësi dhe në vendosje. Kundërshtari na kapte në kudnërsulm në linjat e mbrojtes. Erzeni ndryshoi me 4 në mbrojtje gjatë pjesës së parë dhe ndryshoi loja. E vendsoëm kundërshtarin në fushën e vet. Në fund dolëm me 3-5-2 dhe patëm efikasitet pasi Tosevski ishte i lodhur dhe duhej zëvëndësuar.
Nga ana e karikimit i thashë skuadrës që skemi bërë asnjëherë tre fitore rresht. Ishte një test dhe ia dolëm. Një ndeshje karakteri me shkallë vështirësie të lartë. Lojtarët janë të ndërgjegjshëm dhe javë pas jave dhe ditë pas dite të shikojmë rezultatet pasi diferencat janë të vogla në kampionat.
Kampionati kështu është. Ne jemi të kënaqur që këtë vit e nisëm mirë. Duam vazdhimësine pasi kemi marrë 4 fitore deri tani bashkë me Kupën. Kundërshtari herë gabon herë fiton dhe merr ndonjë motivim ekstra.