Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

250 mijë euro për "yllin" e Luftëtarit, 21-vjeçari në "radarët" e klubit holandez, por jo vetëm

Shkruar nga NEWSPORT
250 mijë euro për "yllin" e Luftëtarit,

Dita e djeshme ka qenë një prej atyre ditëve në të cilat nuk kanë shkëlqyer vetëm "yjet" e Luftëtarit, por ka qenë i gjithë ekipi i cili me fitoren 5-0 ndaj Partizanit ka bërë "bujë" në mediat e shkruara dhe ato vizive.

Sigurisht që merita ka qenë e lojtarëve, gjithashtu edhe e futbollistit Kristal Abazajt, i cili shënoi golin e  dytë të takimit dhe vendosi shenjë në ndeshjen e djeshme që do të mbahet mënd gjatë si nga tifozët e kuq të Partizanit ashtu dhe nga tifozët gjirokastritë.

Luftëtari për Abazajn ka vendosur një çmim prej 250 mijë eurosh në rast se ndonjë ekip kërkon shërbimet e lojtarit. Shumë ekipe të Superligës janë hedhur në sulm, por nuk mjafton me kaq. Një ekip nga Holanda, Ado Den Hag, ka kërkuar arritjen e një marrëveshjeje me drejtuesit e klubit të Luftëtarit, por kanë ofruar shumë më pak nga sa është përcaktuar nga klubi. Nuk dihet se çfarë do të ndodhë me të ardhmen e 21 vjeçarit, por diçka është e sigurt, e ardhmja e tij do të jetë e suksesshme.

[gallery columns="1" size="full" ids="183081"]

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga