
Myrto Uzuni është padiskutim lojtari i momentit te skuadra e Grandas. Sulmuesi i kombëtares shqiptare ka bërë që me paraqitjet e tij të udhëheqë shokët e skuadrës drejt ngjitjes në La Liga për sezonin e ardhshëm.
Forma e 27-të vjeçarit nuk ka mbetur pa u vënë re dhe pikërisht është Valencia që luan në La Liga që ka “prenotuar” shqiptarin për sezonin e ardhshëm. Vështirësia për të gjetur golin në këtë sezon ka bërë që drejtuesit të pikasin Uzunin, i cili ka arritur të shënojë 15 gola me Granadan. Beratasi ka kontratë të vlefshëm deri në vitin 2026, ndërsa në varësi të arritjes së objektivit ka dhe dy klauzola.
Nëse Granada dështon ngjitjen në La Liga atëherë klauzola e largimit të Uzunit është 12 milionë euro, por nëse sigurojnë ngjitjen atëherë klauzola e sulmuesit të kombëtares tonë do të shkonte në 25 milionë euro.
Sipas informacioneve 25 miionë euro janë të “prenotuara” për Uzunin nga Valencia, pasi Granada aktualisht është shumë afër arritjes së objektivit. Aktualisht Granada gjendet në vendin e pestë, ku ka arritur të grumbullojë 44 pikë, 5 pikë më pak se kryesuesja Las Palmas.