Përfundojnë sfidat e javës së 13-të në Kategorinë e Dytë në grupin A. Në pesë sfidat e luajtura sot kishte një lum gola dhe emocione. Skuadrat e kreut forcojnë pozitat e tyre duke vazhduar serinë e fitoreve. Vora ruan vendin e parë me fitoren e saj spektakolare në Velipojë përballë Adës.
Takimi u mbyll 2-5 dhe Vora shkon në kuotën e 32 pikëve. Sopoti i vendit të dytë mori një fitore të vyer përballë Naftëtarit megjithëse ishte me 10 vetë. Në shtëpinë e tyre ata fituan 2-1 pasi pjesa e parë përfundoi 0-0.
Veleçiku gjithashtu mori një fitore fantastike në Bulqizë. Koplikasit fituan 1-4 dhe mbeten në vendin e katërt me 27 pikë. Në ndeshjen e fundit Shënkolli fitoi me rezultatine e ngushtë 2-1 përballë Murlanit. Fitorja i mban në vendin e gjashtë me 20 pikë.
Rezultatet e sfidave të grupit A në Kategorinë e Dytë:
Bulqiza – Veleçiku 1-4
Valbona – Iliria 3-1
Sopoti – Naftëtari 2-1
Ada – Vora 2-5
Shënkolli – Murlani 2-1