Ditët e fundit, ka qarkulluar lajmi se sulmuesi i talentuar shqiptar, Shkëlqim Demhasaj ka pranuar ftesën e kombëtares shqiptare për t'u veshur kuqezi. Në median e shkruar, por edhe në atë online gjithçka bëhej fakt i kryer dhe 21-vjeçari do të vihej nën urdhrat e trajnerit Christian Panuçi.
Newsport.al ka mësuar se nuk ka asgjë të vërtetë në lidhje me këtë. Menaxheri i sulmuesit, Erbin Shaqiri nuk dëshiron që lojtari në fjalë të veshë fanelën e kombëtares shqiptare. Vetë futbollisti nuk është prononcuar për këtë.
Newsport.al në bashkëpunim me "Albania Talents" ka arritur të komunikojë me vëllanë e tij, Asllan Demhasaj. Ky i fundit ka mohuar lajmin teksa është shprehur: "Mirëmbrëma, jo nuk është e vërtetë", duke zbuluar në këtë mënyrë që 21-vjeçari nuk do të vishet kuqezi. Bëhet e ditur që Panucci po kërkon një sulmues tjetër që nuk jeton në Zvicër.
Newsport.al ka siguruar një tjetër faksimile që tregon se rreth 14 muaj më parë, Shkëlqimi dëshironte fanelën e Kombëtares. Madje ishte dëshirë e tij që të vishte ngjyrat kuqezi.
/Newsport.al/
[gallery columns="1" size="full" ids="180742,180771"]
