Serxhio Ujka
Serxhio Ujka është shfaqur protagonist në ndeshjen që ekipi i tij, Waregem humbi në transfertë përballë Royale Union SG. Sfida e vlefshme për 1/8-at e Kupës së Belgjikës, përfundoi 2-1 në favor të vendasve.
Ujka ishte pikërisht ai që shënoi golin e parë të sfidës dhe për të tijët. Ish-mesfushori i Egnatias e gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 14-të të sfidës dhe festoi me shqiponjë.
Megjithatë, shqiptari s’mjaftoi, pasi Royale Union SG përmbysi rezultatin. Kështu, ekipi i shqiptarit eliminohet nga Kupa e Belgjikës.
Festa e Serxhio Ujkës pas golit
Poll
