Armando Broja dhe Scott Parker
Skuadra e Burnley po përjeton moment të keq në Premier League, 4 humbje radhazi. Presioni mbi trajnerin Scott Parker është rritur ndjeshëm, ndërsa sipas mediave në Angli, thuhet se “timonieri” i Burnley rrezikon shkarkimin në rast se merr një tjetër rezultat negativë.
Nesër në mbrëmje, ata përballën me Crystal Palace, ndërsa mediumi “FOTMOB” ka publikuar formacioni e mundshëm. Emri i sulmuesit të Kombëtares Armando Broja nuk figuron gjëkundi si titullar, çka do të thotë se “makthi” nën drejtimin e trajnerit Parker do vijojë.
Faza ofensive e Burnley me shumë gjasa do përbëhet nga Anthony-Flemming-Larsen. Skuadra e Brojës mban pozitën e parafundit në tabelë, 10 pikë pas 13 javësh.
Formacionet e mundshme
Poll
