
Kategoria e Dytë zhviloi ditën e sotme ndeshjet e javës së 11-të të saj, ku u luajtën 5 sfida mjaft interesante. Janë shënuar një "mal" me gola. Naftëtari ka shënuar në portën e Bulqizës dy herë, me sfidën që është mbyll 2-1. Po identikë ka përfunduar edhe dueli mes Murlanit dhe Veleçikut, teksa 3 pikët i rrëmben kjo e fundit. Edhe Iliria triumfoi ndaj Adës, pasi sfida përfundoi 2-1.
7 gola i ka shënuar Vora skuadrës së Shënkollit. Edhe në takimin tjetër mes Sopotit dhe Gramshit u shënuan 4 gola, me 3 pikët që shkojnë në favor të skuadrës vendase.
Rezultatet e sfidave në 45-minutat e para të ndeshjeve:
BULQIZA – NAFTËTARI 1-2
SOPOTI – GRAMSHI 4-0
ADA – ILIRIA 1-2
SHËNKOLLI – VORA 0-7
MURLANI – VELEÇIKU 1-2