Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

2 mungesa dhe një rikthim, Vllaznia bëhet gati për duelin me Laçin

Shkruar nga NEWSPORT
2 mungesa dhe një rikthim, Vllaznia bëhet gati për duelin me

Vllaznia nuk po kalon një moment të mirë në kampionat, ku prej 3 javësh nuk e njeh fitoren. Rezultate këto që i kanë zbitur kuqeblutë në vendin e 8-të në tabelën e renditjes.

Sfida e radhës për shkoadranët është ndaj Laçit në “Loro Boriçi”, takim që do të luhet ditën e nesërme duke nisur që nga ora 17:00. Një duel ku fitorja është detyrim, por për vendasit nuk do të jetë aspak e lehtë.

Qatip Osmani do të ketë dy mungesa të rëndësishme ndaj kurbinasve. Bekim Balaj dhe Esat Mala nuk do të mund të japin kontributin e tyre në këtë përballje. Kapiteni ka plotësuar numrin 4 të kartonëve të verdhe, ndërsa mesfushori prej 3 javësh është i dëmtuar.

Lajmi i mirë për Osmanin është rikthimi  nga dëmtimi i një prej liderve të skuadrës. Esin Hakaj ka hedhur prapa krahëve dëmtimin dhe ndaj krbinasve do të mund të japë kontributin e tij. Mbrojtësi do të marrë vendin e tij në 11-shen titullare.

Formacioni i mundshëm ndaj Laçit: Qarri, Smajli, Juric, Stojanovic, Hakaj, Krymi, Boshnjaku, Alivoda, Çoba, Gruda, Gomesh.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga