
Lazio i ka ofruar një kontratë 5-vjeçare Thomas Strakoshës. Sipas “La Gazzetta dello Sport”, klubi Italian që drejtohet nga Igli Tare dëshiron të “blindojë” portierin e Kombëtares sonë. Bëhet me dije që 25-vjeçari do të fitojë dy milionë euro në vit.
Kontrata e Strakoshës përfundon në verën e vitit 2022, por drejtuesit italianë nuk duan të humbin shërbimet e shtatlartit kuqezit. Klube si Tottenham dhe Leicester City kanë vënë në radar portierin e Kombëtares sonë. Dhe në të tilla kushte është parë e udhës rinovimi i kontratës së tij.
Poll