Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

2 javë pushim, ‘frymëmarrje’ për ekipet e Superiores

Shkruar nga NEWSPORT

Abissnet Superiore ka mbyllur ndeshjet e para të fazës së 4-të të kampionatit. Kjo javë nuk ishte pozitive për 3 ekipet e kreut, Laçin, Dinamon dhe Erzenin, ndërsa ‘festuan’ Skënderbeu, Kukësi, Teuta dhe Tirana.

Tashmë për të gjitha ekipet do të ketë pak ‘frymëmarrje’. Do të ketë 2 javë pushim për skuadrat për shkak të ndeshjeve të kombëtareve që do të luhen gjatë këtij muaji. Në këtë mënyrë të gjithë lojtarët dhe trajnerët do të mund të rikuperojnë energjitë e tyre për t’i dhënë marshin e fundit kampionatit, ku kanë ngelur edhe 8 ndeshje nga fundi.

Sipas parashikimeve ekipet do të mund të rikthehen në fushë më 30 -31 mars, ku do të luajnë ndeshjet e javës së 29-të të kampionatit. Mbetet të shihet se si do të ndikojë kjo pauzë te skuadrat dhe cilat prej tyre do ta shfrytësojnë në maksimum për sprintin e fundit të kampionatit.

[caption id="attachment_729641" align="alignnone" width="692"]Renditja e Superiores pas javes se 28-te Renditja e Superiores pas javes se 28-te[/caption]

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga