Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

2 fitore, 2 barazime dhe 2 humbje, Tirana e Ahmatajt më e dobët se e Orges Shehit (STATISTIKA)

Shkruar nga NEWSPORT
2 fitore, 2 barazime dhe 2 humbje, Tirana e Ahmatajt më e dobët se e

Tirana këtë sezon është larg pritshmërive, me bardheblutë që aktualisht mbajnë vendin e 3-të me 18 pikë pas 12  javëve kampionat. Kryeqytetasit ia kanë dalë të sigurojnë 5 fitore, 3 barazime dhe në 4 ndeshje kanë humbur. Kanë shënuar 18 gola dhe kanë pësuar 17.

Shifra këto që e kanë distancuar me 8 pikë nga Egnatia që ndodhet në vendin e parë të klasifikimit. Barazimi i fundit ndaj Skënderbeut, tregon se bardheblutë këtë sezon nuk kanë fare stabilitet. As ulja në stol e Julian Ahmatajt nuk po i bën “derman”.

6 ndeshje ka Ahmataj në drejtim të Tiranës këtë sezon, teksa ka arritur 2 fitore, 2 barazime dhe po kaq humbje, duke grumbulluar në total vetëm 8 pikë. Po ta krahasojmë me fillimin e këtij sezoni kur bardheblutë drejtoheshin nga Orges Shehi mungojnë 2 pikë.

Nën drejtimin e durrsakët, kryeqytetasit siguruan 10 pikë, duke marrë 3 fitore, 2 humbje dhe një barazim. Në këtë mënyrë Ahmatajn e pret një punë e vështirë, të rikthehjë Tiranën e artë, kur merrte përpara çdo kundërshtarë.

Egnatia, Vllaznia, Dinamo dhe Partizani deri më tani në “Final Four”. Mendoni se do të ketë ndryshime deri në fund të Superiores?

  • Po
  • Jo
  • Nuk e di

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga