Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

FACENEWS

Mbijetoi në Superligë, 3 biznesmenë kërkojnë Vllazninë

Shkruar nga NEWSPORT
Mbijetoi në Superligë, 3 biznesmenë kërkojnë

Pas arritjes së mbijetesës, tani te Vllaznia duket se ka filluar puna për të ardhmen që ajo të mos jetë si këtë sezon. Ditën e sotme një lajm i bujshëm vjen nga Shkodra, aty janë afruar tre biznesmenë për të marrë ekipin e Vllaznisë dhe ta shkëpusin nga Bashkia.

Janë tre personazhe që Shkodra i njeh mjaft mirë dhe që janë dashamirës të futbollit si , Almiro Gurakuqi, Tedi Mula dhe James Doshi. Të tre kanë qenë bashkë në tribunë dhe janë fotografuar nga “Telesport”, ndërsa nëse zbërthehen ashtu si duhet, kuptohet se nuk janë persona pa influencë.

I pari, Almiro Gurakuqi është mjek i nderuar dhe ka ndihmuar ekonomikisht Vllazninë B në rrugën e saj drejt mrekullinë dhe të ngjitej Kategorinë e Parë. Para në mjete materiale dhe transport. Por, edhe më shumë se kaq. Përkrah tij, Tedi Mula, nipi i Osman Mulës, “ambasadorit shkodran” në Tiranë, siç quhet ndryshe. i biri i biznesmenit Arben Mula.

I treti, është nipi i Tom Doshit. Jo vetëm kaq, por të tjerë do të bashkohen në vazhdim, duke diskutuar për Vllazninë që do të vijë. Jemi ende në hapat e para, por duket se këtë herë mund te gjendet pikërisht ajo gjuhë që mungonte prej kohësh, me Bashkinë që ende pret dhe, këtë herë, duhet të dorëzohet.

Tags:

FACENEWS

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga