
Partizani dhe Tiurana kryesojnë këtë sezon kampionatin me 44 pikë secila, por për shkak të ndeshjeve direkte të kuqtë janë më të avantazhuar dhe ndodhen të parët në renditje. Siç duket titulli kampion i këtij sezoni do të bëhet mes të kuqve dhe bardhebluve.
Hera e fundit kur dy skuadrat e kryeqytetit kanë luftuar “dhëmb për dhëmb” për titullin kampion është në vitin 2003-2004. Në këtë periudhë edhe Dinamo luftonte krah tyre për trofeun. Pas 26 javësh të luajtura Tirana kryesonte me 59 oikë, kundrejt 52 të Partizanin. Në fund bardheblutë krijuan një diferencë madhe mes tyre dhe fituan titulli , me të kuqtë që u drejtuan më pas drejt Kupës ku edhe bënë të tyre këtë trofe.
Në Superkupë do të kishte më pas një derbi, ku demat fituan në atë takim2-0 dhe fituan një tjetër trofe në sytë e bardhebluve.