Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

19 trofe për Refik Halilin te Tirana, numri 1 i bardhebluve nostalgjik: Kënaqësia më e madhe viti 2009

Shkruar nga NEWSPORT
19 trofe për Refik Halilin te Tirana, numri 1 i bardhebluve nostalgjik:

Presidenti i Tiranës Refik Halili është i ftuar te emisioni “Elite Show” në SuperSport. Trofetë e Halilit si pjesë e bardhebluve janë të shumtë, ndërsa me këtë fakt është nisur gjithçka në emision. 5 tituj kampion, 5 Kupa të Shqipërisë, 8 Superkupa dhe 1 trofe i Kategorisë së Parë.

19 trofe në total, ku Refik Halili ka dhënë kontributin e tij. Numri 1 i Tiranës ka zgjedhur vitin 2009 si më të bukurin. Kështu ka kujtuar Tiranën e artë, me ekipin e frikshëm që u krijua.

Momenti më i bukur?

Ka vlerat e veta secili. Secili trofe ka qenë i bukur. Kënaqësia shumë e madhe ka qenë gjatë vitit 2009. Kishim skuadër goxha të mirë, me lojtarë të mirë si Agolli dhe Muzaka, Devi Muka kishte kënaqësi se ki. Devi Muka lojtari më i mirë që kam njohur gjatë kohës. Të gjithë i sollëm, Andi Lilën u bën dhe lojtarë të ekipit kombëtar si Dabulla.

A është Tirana më e mirë, që kur erdhët ju?

Ishte një skuadër e frikshme. Goxha e mirë dhe e çuditshme si u ndërtua, shumë shpejt. Është dhe fati. Futbollistët që afruam u krijua mundësia t’i merrnim më kollaj, sot shumë më e vështirë. Për Ansi Agollin shkoi miku im deri në Finlandë. Kështu e patëm shumë të lehtë.

Morëm dhe kartonin e Muzakës dhe Osmanit. U bëm me ndërmjetësime, jo sot si me drejtor por me sugjerime që afronin njerëzit.

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga