
Isli Hidi ka zhvilluar një karrierë fantastike me Tiranën, Dinamon, Teutën dhe Bylis në Shqipëri. Gardiani 39 vjeçar ende vijon të jetë pjesë e ballshiotëve, ndërsa së fundmi ka fituar gjyqin që kishte me Dinamon sa iu takon pagave.
Bëhet fjalë për sezonin 2010-2011, me ish-lojtarin e Kombëtares që kërkon një shumë afro 18 mijë euro. Kaq i detyrohet klubi dinamovit ish-lojtarit të vet, ndërsa duket se një telash i ri shtohet për kryeqytetasit që këtë sezon kërkojnë të shpëtojnë nga rënia në Kategorinë e Dytë.
Ndërkohë, në lidhje me këtë çështje në klubin dinamovit nuk ka informacion askush. Drejtuesit aktualë kanë bërë me dije se nuk ka një vendim zyrtar dhe një gjë e tillë s'ka mbërritur ën zyrat e klubit. Nuk dihet se ç'do të ndodhë, por duhet thënë se në rast moskorrektese për shlyerjen e detyrimeve, atëherë përmbarimi mund të trokasë në derën e kryeqytetasve.