Partizani do të luajë sot kundër Romës, një ndeshje luksi për të besuarit e trajnerit Zoran Zekiç. Ky takim miqësor është programuar të zhvillohet në orën 20:00 dhe pritet me mjaft interes nga gjithë sportdashësit.
Edhe pse periudhë pushimesh, pritet që numri i tifozëve të jetë i lartë. Mësohet se janë shitur afro 18 mijë bileta online dhe fizikisht duke bërë që stadiumi "Air Albania" të jetë i mbushur plot.
Në këtë periudhë të nxehtë, klubi kryeqytetas zgjodhi që të zhvillonte një test luksi me gjigantët e Italisë. Një promovim i goditur për futbollin shqiptar, por edhe qytetin e Tiranës që bëhet për herë të dytë dëshmitare e një sfide me Romën në fushë.
Poll