
Qarabag është eleminuar nga Conference League, teksa rulota e penalltive ka folur në favor të Gent. Janë belgët ata që janë kualifikuar më tej duke mposhtur me rezultatin 5-3 ekipin e azerëve. Për skuadrën e Qarabag u fut në fushë edhe Redon Xhixha.
Në minutën e 103-të, trajneri i azerëve i besoi sulmuesit shqiptar, por ky i fundit nuk arriti të lërë gjurmë. Pavarësisht se ndërmori disa inkursione, finalizimi ishte për t’u harruar. Kjo sfidë ishte e vlefshme për fazën e 1/16-ve të Conference League.
Ndeshja e parë kishte përfunduar me shifrat 1-0 për azerët, ndërsa 90 minutat e ditës së sotme i dhanë triumfin Gentit, duke shkuar më tej në extra time.
Poll