Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

17 gola në 5 ndeshje, spekakël në kualifikueset e Champions League (VIDEO)

Shkruar nga NEWSPORT
17 gola në 5 ndeshje, spekakël në kualifikueset e Champions

Sot u luajtën 5 ndeshje të vlefshme për turin e tretë të Champions League. Spikatën fitoret e thella 5-0 të Crvena Zvezdës dhe Bodo/Glimt në shtëpitë e tyre, përballë kundërshtarëve amator.

Në anën tjetër fitore të thellë në shifrat 4-0 arriti dhe Maccabi Haiffa, po në shtëpi, kundër Apollon që përfaqëson Qipron. Dynamo Kyiv mposhti Sturm Graz me rezultatin minimal 1-0. Gjithçka mbetet e hapur në çiftin Qarabag – Ferencvaros, që e mbyllën takimin në barazim 1 me 1.

Fituesit e këtyre 5 sfidave do shkojnë në “play-off” të Champions League, ndërsa humbësit në “play-off” të Europa League. Kujtojmë se humbësi i çiftit Qarabag – Ferencvaros, mund të ndeshet me Shkupin nëse këta të fundit mposhtin Shamrock Rovers.

3 gusht, Champions League, turi i tretë kualifikues, ndeshja e parë:

Bodo/Glimt 5-0 Zalgiris
Qarabag 1-1 Ferencvaros
Maccabi Haifa 4-0 Apollon
Dynamo Kyiv 1-0 Sturm Graz
Crvena Zvezda 5-0 Pyunik Yerevan

Një nga golat e Bukarit, që spikati duke shënuar tripletë për Crvena Zvezdan:

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga