16 ekipe marrin vëmendjen në Kupën e Shqipërisë, në fushë zbresin edhe Dinamo dhe Skënderbeu (SFIDAT)

Kupa e Shqipërisë vijon garën, teksa të mërkurën më datë 6 dhjetor do të zhvillohen ndeshjet e fazës së 1/16-ave. Gjithsej do të luhen tetë takime dhe të gjitha ndeshjet do të nisin në orën 13:00.

Në këtë fazë të Kupës ka disa duele interesante, ku garojnë vetëm dy nga ekipet e “Abissnet Superiore”, Skënderbeu dhe Dinamo. Korçarët përballen me skuadrën e Turbinës, ndërsa blutë me Orikun.

Në takimet e tjera të kësaj faze luhen duele të forta edhe nga Kategoria e Parë, si Bylisi-Vora, Kastrioti-AF Elbasani, Flamurtari-Burreli, Tomori-Lushnja, Korabi-Besa dhe Apolonia-Luzi 2008.Të gjitha takimet janë shumë të rëndësishme, pasi ekipet që kalojnë në turin e 1/8-ave përcaktohen me vetëm një ndeshje.

Në fazën e 1/8-ave do të garojnë edhe ekipet e “Abissnet Superiore” për sezonin 2022-2023 të renditura nga vendi i parë e deri në vendin e tetë  (Partizani, Tirana, Egnatia, Vllaznia, Laçi, Teuta, Kukësi dhe Erzeni), ndërsa edhe në këtë fazë ekipet që do të kalojnë më tej përcaktohen me vetëm një ndeshje. Vetëm takimet e fazave çerekfinale (1/4) dhe gjysmëfinale (1/2) do të jenë me 2 takime.

KUPA E SHQIPËRISË – Turi 1/16: 13:00

Bylisi-Vora
Kastrioti-AF Elbasani
Skënderbeu-Turbina
Dinamo-Oriku
Flamurtari-Burreli
Tomori-Lushnja
Korabi-Besa
Apolonia-Luzi 2008

Lidhura

Next Post

Shkarko Aplikacionin

Shkarko Aplikacionin

















NDESHJET E RADHËS

KATEGORIA SUPERIORE

ITALI – SERIE A

SPANJË – LA LIGA

ANGLI – PREMIER LEAGUE

GJERMANI – BUNDESLIGA

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.