Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

155 mijë euro mund të ndëshkojnë Flamurtarin, 4 nëntori afati i fundit

Shkruar nga NEWSPORT
155 mijë euro mund të ndëshkojnë Flamurtarin, 4 nëntori

Tashmë në klubin e Flamurtarit, pagat e pashlyera ndaj lojtarëve janë çështje më vete. Borxhi i klubit kuqezi ndaj ish lojtarëve dhe trajnerit Gjoka është 155 mijë euro. Mësohet se data 4 nëntor është afati i fundit që drejtuesit e klubit duhet të shlyejnë detyrimet e prapambetura, në të kundërt skuadra vlonjate do të penalizohet me ulje pikësh.

Polizo Arbri pret të marrë 20 mijë euro, Franc Veliu 40 mijë euro dhe Artan Sakaj ka për të marrë 20 mijë euro. Gjithashtu klubi i Flamurtarit është i detyruar të ekzekutojë vendimin për të shlyer pagat e prapambetura për ish-trajneri Gjoka, teksa i detyrohet 45 mijë euro. Ndërkohë që edhe mesfushori i Tiranës, Erjon Vucaj pret të marrë nga klubi i Flamurtarit 30 mijë euro, pasi ka disa paga të pashlyera që nga koha kur ky i fundit ishte pjesë e organikës vlonjate.

Nëse detyrimet nuk do shlyhen në kohë, atëherë klubi vlonjat do të ndëshkohet me zbritje pikësh në klasifikim.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga