Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

150 Tifozë Rusë të trajnuar për përleshjet në Francë

Shkruar nga NEWSPORT
150 Tifozë Rusë të trajnuar për përleshjet në

Tifozi, Vladimir është kthyer të dielën nga ‘beteja’ në Euro 2016 në Francë, aty ku u përlesh me tifozët anglezë dhe ka deklaruar se “anglezët janë vajza”. Ai nuk mërzitet se UEFA ka kërcënuar ta largojë Rusinë nga gara, nëse dhuna përsëritet. Vladimir, i cili foli për “AFP”, kaloi më pak se 48 orë në Marseille por tha: “I pashë të gjitha ngjarjet dhe mora pjesë në disa prej tyre”.

Ai tregoi se rreth 150 huliganët “më të fuqishëm” të Rusisë fluturuan në Marseille për ndeshjen mes Rusisë dhe Anglisë. Tifozi i Lokomotivës së Moskës shtoi se 500-600 tifozë të ekipit marrin pjesë në huliganizëm në “ngjarjet e rëndësishme si Euro”.

Spartak Moska, CSKA Moska dhe Zenit St Petersburg kanë gjithashtu grupe huliganësh me qindra anëtar secila. Këto grupe njihen si racistë dhe sulme ndaj lojtarëve me ngjyrë.

“Nuk është e rëndësishme se tifozë të cilit ekip jemi ose cilin e mbështesim. Është e rëndësishme se të gjithë jemi nga Rusia. Ne do t’i rrahim anglezët”, tha ai.

“Anglezët gjithmonë thonë se janë huliganët kryesorë të futbollit. Ne shkuam në Francë për t’ju treguar se anglezët janë vajza. Qëllimi jonë është që t’ua dëshmojmë tifozëve anglezë se ata nuk janë huliganë dhe se nuk dinë si të rrahin. Shumica e të rinjve nga Rusia shkuam me këtë qëllim”, shtoi ai.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga