Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

150 mijë euro për Ba, Refik Halili takim “kokë më kokë” me presidentin e Trepça-s

Shkruar nga NEWSPORT
150 mijë euro për Ba, Refik Halili takim “kokë më

Moustapha Ba është në qendër të merkatos. Sulmuesi i Trepça kërkohet nga disa ekipe të Superiores, të cilat po luftojnë “dhëmb për dhëmb” për shërbimet e tij. Në fakt Tirana, Partizani, Dinamo dhe Egnatia kanë nisur garën se cila prej tyre do të mund të sigurojë shërbimet e sulmuesit.

Në “pole-position” duken bardheblutëm, të cilët janë shumë afër firmës me lojtarin. Sipas shtypit të shkruar bëhet me dije se më 24 dhjetor do të ketë një takim “kokë më kokë” mes Refik Halilit dhe presidentit të Trepçës, Nexhmedin Haxhiut.

Mes tyre do të diskutohet gjithçka që ka të bëjë me 25-vjeçarin, i cili duket se ka “çmendur” ekipet e Superiores. Bëhet me dije se skuadra kosovare për të lënë të lirë sulmuesin senegalez kërkojnë jo më pak se 150 mijë euro.

Mbetet të presim për të mësuar nëse bardheblutë apo ndonjë skuadër tjetër do të paguajë këtë shifër për të siguruar shërbimet e Ba. Kujtojmë se sulmuesi këtë sezon me Trepçan ka luajtur në 11 ndeshje dhe ka arritur të shënojë 9 gola.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga