Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Ze Maria shpreson ndaj Luftëtarit, 140 mijë euro mbajnë "peng" marrëveshjen me palëve

Shkruar nga NEWSPORT
Ze Maria shpreson ndaj Luftëtarit, 140 mijë euro mbajnë

Situta te Tirana duket se nuk është aspak e qetë. Humbja ndaj Kukësit në javën e tretë të kampionatit duket se ka vështirësuar akoma më shumë situatën për bardheblutë dhe trajnerin, Ze Maria.

Ky i fundit duket se po rrezikon shumë veten me rezultatet e këtij edicioni të ri futbollistik. Edhe pse ai ka shpresuar tek një fitore që drita jeshile të hapej, duket se fati është kundër tij dhe Tiranës në këtë start të ri të kampionatit.

Ajo që duket se mban "peng" marrëveshjen dhe zbeh disi mundësinë për një shkarkim të mundshëm të teknikut brazilian është kontrata e tij e majme që ka me kryeqytetasit. 7 mijë euro në muaj ose e thënë ndryshe 70 mijë euro në sezon. Kontrata 2 vjeçare e firmosur së fundmi, bën që klubi i Tiranës të detyrohet t'i pagujë 140 mijë euro brazilianit në rast të një shkëputjejr të njëanshme të kontratës.

Takimi i radhës për bardheblutë është ndaj Luftëtarit, një fitore ndaj gjirokastritëve do të ngjallte shpresat, kjo pasi pas kësaj, kryeqytatasit i pret Partizani dhe Skënderbeu, sfida të vështira të cilat zor se do "kapërdiheshin" nga të besuarit e Ze Marias duke parë situatën aktuale.

Çfarë do ndodhë? Asgjë nuk dihet, gjithçka pritet të shihet pas zhvillimit të takimeve, fati i Tiranës dhe trajnerit varet nga rezultatet e javëve të ardhshme të kampionatit.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga