
Një nga grupimet më të mëdha të tifozërisë shqiptare feston sot ditën e krijimit. “Ultras Guerrils” mbush plot 14 vite që nga krijimi i tyre më 7 mars 2010. Një tifogrupet e parë ultras në Shqipëri, Guerrils u krijua mes sakrificave të mëdha në mbështetje të Partizanit.
Asokohe klubi përjetonte momentin më të errët të historisë teksa militonte në Kategorinë e Tretë, por për “UG” as s’kishte fare rëndësi kjo. Përkundrazi, periudha e errët ndezi ‘shkëndijën’ për shkrirjen e dy grupimeve të mëparshme “Brigada” dhe “Komando” në një të vetëm… “Ultras Guerrils”.
Që prej asaj dite e deri më sot, “Ultras Guerrils” njihet si tifogrupi i vetëm që ka mbështetur skuadrën javë pas jave, transfertë pas transferte në çdo ndeshje pa i kushtuar rëndësi Kategorisë, por pasionit dhe ngjyrave të klubit.
-Postimi i Ultras Guerrils-