Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

122 minuta në fushë, PARTIZANI rrezikoi 400 mijë euo për sulmuesin Boniface

Shkruar nga NEWSPORT
122 minuta në fushë, PARTIZANI rrezikoi 400 mijë euo për

Mathew Boniface ishte një nga lojtarët e afruar te Partizani në merkaton e janarit të 2017-tës. Sulmuesi afrikan erdhi me bujë tek të kuqtë, por ajo që dha në fushë ishte shumë larg pritshmërive. Kësisoj, aventura e tij te kryeqytetasit ishte shumë e shkurtër. Pikërisht për këtë transferim të kryer para 3 viteve, Partizani mund të ishte gjobitur dhe jo pak, plot 400 mijë euro.

Aris Limasol kishte çuar çështjen në FIFA me pretendimin se sulmuesi i tyre është aktivizuar tek të kuqtë pa lejen e tyre. Problemet me federimin bënë që Skënderbeu të hiqte dorë nga ai në vitin 2016-tën, për shkak të konfuzionit të krijuar pikërisht nga Aris Limasol.

Asokohe bardhekuqtë e huazuan Bonifacen te Trepça ’89 dhe është pikërisht klubi kosovar që duhet të paguajë dëmshpërblimin e kërkuar Aris Limasol. Duke qenë se Boniface është aktivizuar fillimisht me Trepça ’89, Partizani ia ka hedhur “paq” dhe pas afro 2 vitesh seancash gjyqësore, ka dalë i “larë” nga kjo situatë.

Për vetëm 122 minuta të aktivizuara, kryeqytetasit mund të kishin paguar plot 400 mijë euro në arkat e klubit qipriot, por fatmirësisht ekipi shqiptar ka dalë i “palagur” nga kjo “gjullurdi”.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga