Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

12 ndeshje radhasi pa humbje, TEUTA "shkarkon" trajnerët e verilindorëve (SHIFRAT)

Shkruar nga NEWSPORT
12 ndeshje radhasi pa humbje, TEUTA "shkarkon" trajnerët e

Kukësi dhe Teuta do të sfidojnë njëra-tjetrën në “Niko Dovana”, takim i vlefshëm për javën e 22-të të kampionatit shqiptarë. Një sfidë që është gjithashtu një duel direkt për mbiejtesën mes tyre pasi aktualisht kanë kuotë të njëjtë pikësh në klasifikim.

Por statistikat janë në favorin e durrsakëve në 2 vitet e fundit, të cilët ia kanë dalë që në 12 sfidat e fundit mes tyre të mos humbasin. Fitorja e fundit e Kukësit përballë djemve të detit është më 11 korrik 2022 dhe atëherë verilindorët triumfonin 3-0.

“Niko Dovana” mund të cilësohet si “macja e zezë” e skuadrës së Hallaçit që prej 5 vitesh nuk e njeh shijhen e fitores në Durrës. Në shtator të 2018 është fitorja e fundit te verilindorëve në “Niko Dovana”.

Kujtojmë se në 50 takime të zhvilluara gjithsej mes tyre, Kukësi kryeson me 20 ndeshje të fituara, 16 barazime dhe 14 humbje. Ironia e fatit ka treguar se këtë sezon si Gega ashtu dhe Dobi janë larguar nga stoli i skuadrës pas dueleve me Teutën.

Kukësi do të synojë që në sfidën e radhës në kampionët ndaj Teutës në thyejë edhe “mallkimin” e stadiumit “Niko Dovana” dhe të sigurojë fitore që vlen më shumë se 3 pikë në këtë fazë të kampionatit.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga