
Ka arritur të shënojë 12 gola në 42 ndeshje që është aktivizuar dhe në sezonin 2014-2015 u cilësua si një nga sulmuesit më të mirë në Shqipëri. Bëhet fjalë për Selemani Ndikumana, futbollisti që shkëlqeu asokohe nën urdhrat e trajnerit Gugash Magani. Fitoi menjëherë zemrat e tifozëve bardheblu, por më pas u largua për të provuar një aventurë të re ku përfitimet financiare do të ishin më të mëdha.
Sot, është 32 vjeç dhe në janar del lojtar i lirë. Cilësitë dhe potencialin në fazën ofensive i ka ende, ndaj s'do të ishte çudi nëse do ta shihnim sërish të luajë në elitë. Sipas transfermarkt, edhe pse 32-vjeç, vlera e kartonit të tij është 400 mijë euro. Në një kohë kur Superliga vuan për sulmues, Ndikumana mund të jetë zgjedhja e duhur për gjysmën e dytë të sezonit. A do të rikthehet sërish në Shqipëri? Le të shohim...