Kategoria e Parë do të zbresë ditën e sotme në fushë për të zhvilluar ndeshjet e javës së 10-të të saj, takime që do të luhen në orën 13:30.
12 ekipet do të tentojnë të sigurojnë 3 pikët që janë të vlefshme për objektivat e tyre. do të luhet për dy vendet e para, për “Play-Off”, “Play-Out” dhe mbijetesën. Duele interesante janë në program, teksa premtojnë spektakël.
Bylisi kryesues do të presë Besën e Kavajës, teksa do të përplasin “brirët” mes tyre Kastrioti dhe Apolonia. Korabi – Flamurtari është një tjetër duel që vë përballë dy nga ekipet pretendente për Superioren.
Elbasani nga krahu tjetër do të udhëtojë në transfertë për të sfiduar Luzin, ndërsa Tomori pret Burrelin. Vora gjithashtu do të duelojë me Lushnjen.
[caption id="attachment_711605" align="alignnone" width="690"] Ndeshjet e Kategorise Pare[/caption]