
Ditëm e sotme përveç 6 ndeshjeve të Kategorisë së Parë do të luhen edhe 6 sfidat e Kategorisë së Dytë. 12 ekipet do të zbresin në fushë për të bërë mes tyre edhe llogaritë e javës së 14-të të kampionatit.
Duele mjaft interesante janë në program që do të startojë të gjitha në orën 13:30. Butrinti do të presë në shtëpi Maliqin, ndërsaOriku ka udhëtuar në transfertë për të sfiduar Pogradecin.
Devolli do të duelojë me Turbinën në shtëpi, gjithashtu edhe Delvina pret Këlcyrën. Shkumbini ka udhëtuar në transfertë për t’u përballur me Labërinë, ndërsa Albanët dhe Tërbuni do të bëjnë mes tyre llogaritë për këtë javë.
Ndeshjet:
BUTRINTI - MALIQI
POGRADECI – ORIKU
DEVOLLI – TURBINA
DELVINA – KËLCYRA
LABËRIA – SHKUMBINI
ALBANËT - TËRBUNI