
Tirana dhe Teuta luajnë nesër në 16:00 për javën e pestë në Superligë. Sfida e “Selman Stërmasit” çel javën në elitën e vendit, me duelin që është komentuar edhe nga Bledi Shkëmbi, trajneri i Teutës.
“Forma dhe ndeshja me Tiranën – Jam i kënaqur deri diku për mënyrën si luajti ekipi në barazimin me Kukësin. Kishte gjëra pozitive, jemi munduar të përgatitemi mirë nga ana taktike. Nuk harrojmë që luajmë me një nga ekipet më të mira të kampionatit.
Dëmtimet – Kemi shpresë se mund të rikuperojmë deri para ndeshjes. Më e keqja është të luajmë me lëvizje si në ndeshjen e fundit duke mbuluar mungesat.
Tirana – Nuk ka lidhje rezultati që kanë marrë skuadrat, do ishte ndeshje e fortë. Duhet të japim maksimumin kundër tyre, do jetë e luftuar. Të vrapojmë dhe luftojmë, për ato që bëmë në stërvitje. Mos harrojmë se luajmë me një kundërshtar të fortë.
Golat, mungesë cilësie ? Nuk mendoj kështu, kemi lojtarë të mirë në sulm. Jam i bindur se me qetësi psikologjike dhe besim bëjmë të duhurën. Besim, përqëndrim dhe fat. Nuk shqetësohem, dua vetëm të kem të gjithë lojtarët. 11 lojtarët po i bëjmë jashtë roleve natyrale”, tha Shkëmbi.