Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

100 milionë lekë në sezon dhe trajneri më i paguar në Superiore, zbulohen DETAJET e kontratës së Orges SHEHIT

Shkruar nga NEWSPORT
100 milionë lekë në sezon dhe trajneri më i paguar në

I papritur ishte qëndrimi i Orges Shehit te Tirana. Vetëm pak orë para se trajneri të largohej nga kryeqyteti ka ardhur kthesa e madhe. Refik Halili nuk donte që “arkitenkti” i bardhebluve të largohet drejt Shkëndijës së Tetovës.

Rriti ndjeshëm pagën e tij dhe arriti të binde Shehin të qëndronte. Të dyja palët dalin të kënaqura në fund. Tashmë është zbuluar edhe paga që do të marrë 45-vjeçari. Para rinovimit paga e Shehit ishte 7 milionë  lekë në muaj, ndërsa tashmë me kontratën e re do të marrë 100 milionë lekë në një sezon. Nga krahu tjetër Shkëndija i kishte ofruar 80 mijë euro në vit, plus 20 mijë euro të tjera në rast se fitonte titullin.

Durrsaku i peshoi të dyja alternativat dhe në fund vendosi të qëndronte në kryeqytet aty ku është kthyer në trajnerin më të dashur të tifozëve dhe vetë klubit. S’ka si të ndodhë ndryshe, është timonieri më jetëgjatë në stolin e Tiranës.

Shehi mori drejtimin e bardhebluve në janar të vitit 2021 dhe deri tani ka luajtur 110 ndeshje si trajner i Tiranës. Me rinovimin e kontratës do të jetë tashmë trajneri më i paguar i Superiores.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga