Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

10 vite më parë, kur TIRANA binte në minutat e fundit ndaj APOLONISË (VIDEO)

Shkruar nga NEWSPORT
10 vite më parë, kur TIRANA binte në minutat e fundit ndaj

Futbolli shqiptar është ndërprerë për shkak të Covid-19, virusit vdekjeprurës që ka kapluar edhe vendin tonë. Në këto kushte, kur të gjithë kanë më shumë kohë për të hapur arkivat, është kujtuar Apolonia që ka rikhyer në memorie edicionin sportiv 2009-2010 në Superligë.

Pikërisht në ndeshjen përballë Tiranës kampione në fuqi atë kohë, fierakët kanë ditur të fitojnë në minutat e fundit në "Loni Papuçiu". Dy gola për tre minuta, me Meton dhe Brkic që gjunjëzonin bardheblutë e Lonçareviç.

Pjesa e parë ka qenë më e vrullshme për miqtë nga Tirana, që kanë rrezikuar me Abilaliaj dhe Osmanin, ndërsa vendasit janë zgjuar duke tentuat nga distanca me boshnjakun Haxhibuliç. Bardheblutë kanë pasur raste të tjera, ndërsa portieri Eglant Haxho i ka dhënë jo golit në portën fierake. Në pjesën e dytë gjërat do të ndryshonin, teksa Apolonia rrit rritmin duke shtyrë drejt portës së Nallbanit.

Një ndër rastet flagrante do të ishte ai i minutës së 60, me Abraham që nuk kalon dot miqtë në epërsi. Kur nuk shënon do e pësosh, ky është rregulli i pashkruar i futbollit. Ka qenë minuta e 86, kur pas një topi të bukur nga Brkic në zonë, Meto nuk do e kishte të vështirë të kalonte vendasit në avantazh. Festë legjitime në shkallët e stadiumit.

Nuk mbaron këtu, pasi pas një rasti të Tiranës, vendasit e Apolonisë do të shënonin në të 89' me Brkic, duke fituar në fund përballë kampionëve në fuqi të Tiranës. Stadium i mbushur, ndeshje me rritëm e raste, kjo ishte pasqyra e futbollit shqiptar gjatë sezonit 2009-2010.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga