Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

“10-shi” i ri i Kombëtares, Mehmeti “korigjon” Sylvinhon: Luaj më mirë majtas, kam mësuar nga Hazard dhe Coutinho

Shkruar nga NEWSPORT
“10-shi” i ri i Kombëtares, Mehmeti “korigjon”

Anis Mehmeti bëri debutimin e tij me Kombëtaren shqiptare në ndeshjen me Poloninë teksa hyri në fushë në minutën e 70’. Mesfushori ofensiv ka folur së fundmi në konferencën për shtyp menjëherë pas kthimit në Angli te Bristol City. Mehmeti ndër të tjera u pyet për debutimin me Kombëtaren dhe pozicionin e tij në fushën e lojës.

Disa lojtarë kanë patur pauzat e Kombëtares, si shkoi për ju?

Ishte ndjesi e mirë, të luash për Kombëtaren është nder dhe debutimi ishte special.

Ishit nervozë apo e prisnit prej kohësh dhe thjeshtë e shijuat?

Ai është momenti për të cilin jetoj, përpiqem për ato momente. Ishte dicka që e kam pritur prej kohësh, speciale për mua dhe familjen time. Muk i mora me vete pasi nuk do ta nisja nga fillimi.

Në çfarë hapsire të fushës kërkoni që të dalloni?

Të bëj një lojë të përzier me kombinime dhe driblime një kundër një, të krosoj dhe të përmirësoj finalizimin. Duhet të studio pjesën ku mund të shënoj më shumë gola.

Lojtari që keni ndjekur dhe mundoheni të mësoni prej tij?

Hazard kur ishte te Chelsea dhe Coutinho i Liverpool. Numra 10 që ndryshojnë lojën. Kam ndjekur edhe Ozil edhe pse ai luan nga e majta.

Cili është pozicioni juaj natyral?

Një vit më parë do të thoja 10-shi sepse kisha luajtur gjithë jetën aty por tani vonë fillova të luaj në krah por më pëlqen sepse futem në duel 1 kundër 1, ama gjithcka varet nga loja. Besoj se këto janë dy rolet e mia të preferuara. Mendoj se nuk mund të bëj shumë punë në të djathtë apo prapa në mesfushë, nga statistikat e mia tregohet që kam qenë më efektiv në krahun e majtë, kam shënuar 75% të golave aty.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga