
Pas Vllaznia, Teuta ëhstë skuadra që ka grumbulluar më shumë pikë në 5 ndeshjet e fundit të Superiores. Durrsakët ia kanë dalë të grumbullojnë 10 pikë nga 15-të të mundshme, duke u njgitur dukshëm në klasifiki,
‘Djemtë e Detit” kanë mundur të gjejnë formulën e suksesit dhe tashmë janë shumë afër për t ëlënë zonë e “Play-Out”. Në fakt kanë kuotë të njëjtë pikësh me Laçin që ndodhet në vendin e 7-të në klasifikim, por Teuta ka një ndeshje më shumë për të zhvilluar,
Edir Martini ka ‘ringjallur” më në fund durrsakët, të cilët tashmë janë kthyer në një ‘kockë” të fortë në kampionat. Gjatë këtyre 5 ndeshjeve janë mposhtur nga Vllaznia 2-1, kanë triumfuar me Kukësin 1-0, kanë barazuar 0-0 me Egnatian si dhe kanë fituar 3-0 me Erzenin dhe 1-0 me Partizanin.
Kanë shënuar 6 gola dhe kanë pësuar 2 të tjerë. Siç duket mbrojtja është kthyer në një ‘mur’ të fortë, ndërsa sulmi po fuksionon siç duhet, me durrsakët që tashmë kanë çdo gjë në dorën e tyre për qëndrimin në Superiore.