
Edhe Kategoria e Dytë ditën e sotme do të luajë ndeshjet e javës së 6-të të saj. Plot 10 takime do të luhen në këtë kampionat, ndërsa 20 skuadra do të tentojnë fitoren duke nisur që nga ora 13:30.
Ekipet e grupit A dhe B do të marrin skenën, ku dueled he përballje interesante janë në program. Do të përballen Sopoti dhe Besëlidhja, Gramshi- Albanët. Valbona kryesuese do të udhëtojë në transfertë për të sfiduar Shënkollin, teksa Veleçiku do të presë Murlanin dhe sfida e fundit do të jetë ajo mes Tërbunit dhe Naftëtarit.
Ndërkohë në grupin B do të jenë këto përballje. Luftëtari kryesues do të udhëtojë për të sfiduar Këlcyrën, ndërsa Pogradeci do të presë Butrintin, Maliqi pret Delvinën. Labëria do të udhëtojë për të sfiduar Orikun , ndërsa një tjetër takim është mes Shkumbinit dhe Devollit. Këtë javë do të jetë pushim Turbina.
Ndeshjet e ditës së shtunë në grupin A:
Sopoti – Besëlidhja
Gramshi – Albanët
Shënkolli – Valbona
Veleçiku – Murlani
Tërbuni – Naftëtari
Ndeshjet e ditës së dielë në grupin B:
Pogradeci – Butrinti
Këlcyra – Luftëtari
Maliqi – Delvina
Oriku – Labëria
Shkumbini – Devolli
Turbina pushim