Kategoria e Parë hap sot javën e 20-të me pesë ndeshje shumë interesante. Të gjitha ndeshjet do të luhen në orën 13:00.
Skënderbeu i vendit të parë përballet me Besëlidhjen e vendit të fundit në Lezhë ku vendasit do të bëjnë të pamundurën për të marrë një rezultat pozitiv pasi koha nuk premton më. Korabi do të presë Tërbunin në shtëpi me synimin për të dalë fituese dhe të vazhdojë e qetë në zonën Play-Off.
Vëmendja kryesore është në derbin mes Luzit dhe Besës ku dy ekipet kërkojnë fitoren në stadiumin e ri të Luzit. Një tjetë sfidë e fortë është ajo mes Tomorit dhe Burrelit, një përballje direkte për zonën Play-Off pasi beratasit janë vetëm 2 pikë larg. Ndeshja tjetër është ajo mes Turbinës dhe Lushnjes, me dy skuadrat që gjenden në vendet 13-të dhe 12-të respektivisht.