Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

10 ekipe zbresin në fushë, grupi B në Kategorinë e Dytë luan ndeshjet e javës së 5-të

Shkruar nga NEWSPORT
10 ekipe zbresin në fushë, grupi B në Kategorinë e Dytë

Ditën e sotme do të luhen edhe ndeshjet e Kategorisë së Dytë. Në fakt në fushën e lojës për të kërkuar 3 pikët do të zbrein skuadrat e grupit B. Të gjitha sfidat do të luhen në të njëjtën orë, 14:00, teksa 10 ekipe do të përplasin “brirët” mes tyre për llogaritë e javës së 5-të.

Trubina do të udhëtojë në transfertë, teksa do të duelojë me Luftëtarin, ndërkohë edhe Oriku do të luajë jashtë dhe do të sfidojë Butrintin. Një tjetër përballje do të jetë ajo mes Labërisë dhe Maliqit.

Gjithashtu përplasen mes tyre për 3 pikët e javës së 5-të Delvina me Shkumbinin si dhe Devolli – Këlcyra. Ndërkohë pushim këtë javë do të jetë Pogradeci.

Ndeshjet e grupit B:

Butrinti - Orikumi

Labëria - Maliqi

Delvina - Shkumbini

Devolli - Këlcyra

Luftëtari - Turbina

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga