Egnatia do të luajë në transfertë ndaj Tiranës ditën e dielë, sfidë që do të startojë në roën 14:00 dhe që është e vlefshme për javën e 27-të të Superiores. Gjasat që kjo sfidë të luhet në “Elbasan Arena” janë të mëdha, gjithsesi pritet konfirmimi për të mësuar se cili stadium do të jetë “shtëpia” e kryeqytetasve në ndeshjen e radhës.
Rrogozhinasit pas kualifikimit në Kupën e Shqipërisë do të kërkojnë një tjetër fitore ndaj bardhebluve në kampionat. Skuadra e Edlir Tetovës vjen si kryesuese, por kanë 5 javë që nuk e njohin fitoren në kampionat.
Egnatia ka një muaj pa fitore, teksa triumfi i fundit në kampionat është ndaj Erzenit me shifrat 3-2 më 28 janar. Në 5 ndeshjet e fundit ka marrë 4 barazime dhe një humbje, por për fatin e mirë të rrogozhinasve ende ata janë kryesues në klasifikim. Ditën e dielë Tetova nuk i toleron më hapat fals, pasi tashmë Vllaznia është po aty për të përfituar nga gabimet e rrogozhinasve dhe ndaj bardhebluve Egnatia kërkon të “rizgjohet”.